​​Thyhet miti i ujit- nëse pini dy litra rrezikoni shëndetin

​​Thyhet miti i ujit- nëse pini dy litra rrezikoni shëndetin

Ne të gjithë kemi dëgjuar se duhet pirë tetë gota me ujë ose dy litra në ditë.

Pesë mjekë dhe shkencëtarë thonë se nuk ka nevojë për të pirë një sasi të tillë të ujit.

Shenja më e mirë e nivelit të hidratimit të trupit tuaj është ngjyra e uriës, thonë ata, transmeton KosovaPress.

Marrja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme, sidomos për personat që vuajnë nga probleme me zemrën.

Karen Dwyer nga Universiteti Deakin në Geelong thotë se njerëzit duhet të pinë ujë vetëm kur janë të etur.

Shenja më e mirë për të përcaktuar nëse jeni të dehidratuar është ngjyra e urinë.

“Nëse urina juaj ka ngjyrë të errët atëherë ju jeni të dehidratuar dhe keni nevojë për më shumë ujë. Nëse është e kthjelltë sikurse uji, atëherë ju nuk keni nevojë për më shumë ujë”, thotë Dwyer.

Akademia e shkencave nacionale për ushqim në vitin 1945 kishte thënë se të rriturit duhet marrë në ditë 2.5 litra ujë. Por, kjo tash sipas ekspertëve nuk vlen, pasi që një sasi të ujit njerëzit e marrin edhe përmes ushqimeve.

Jon Bartlett nga Universiteti Victoria në Melburn thotë se sasia e ujit që duhet të merret varet nga aktivitetet ditore dhe klima.

“Njerëzit që jetojnë në ambiente të nxehta kanë më shumë nevojë për ujë”, tha ai.

Studimet e mëhershme kanë treguar se mos marrja e ujit në sasi të duhura ndikon në performancën mentale dhe fizike të njeriut.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje