​Gara e diturisë “Shkencëtari i Ri”

​Gara e diturisë “Shkencëtari i Ri”

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizuan garën “Shkencëtari i Ri”, në objektin e gjimnazit matematikor.

Është viti i tretë që organizohet një garë me karakter të tillë, ndërsa këtë vit garës iu dha një dimension më i gjerë ku pjesëmarrës ishin edhe nxënësit e Komunës së Ferizajt.

Ky format i garës u organizua me nxënësit e gjimnazeve të Prishtinës dhe Ferizajt, ku u përfshinë shkollat si “Sami Frashëri”, “Ahmet Gashi”, “Alauddin”, “Xhevdet Doda”, “Gjimnazi Matematikor” dhe “Kuvendi i Arbërit”. Pjesëmarrës ishin gjithsej 39 nxënës të klasave X, XI dhe të XII, të cilët pasi kanë treguar rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune në fushën e shkencave natyrore (biologji, kimi dhe fizikë).

Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë, është identifikimi i talenteve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive dhe kompetencave të tyre në shkencat natyrore dhe njëkohësisht mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.

Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në këtë segment kanë hartuar strategji dhe politika stimuluese, në mënyrë që nxënësit që do tregojnë rezultate dhe suksese të larta do të kenë mbështetje.

Përmes këtyre aktiviteteve garuese dhe politikave stimuluese për nxënësit e suksesshëm, synohet nxitja e tyre për të garuar në sferën e dijes dhe për t’i përmirësuar rezultatet e të nxënit.

Drejtoria e Arsimit, po punon në mënyrë të vazhdueshme, për krijimin e kushteve sipas standardeve bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësim-nxënie cilësore, me qëllim që cilësia, rezultatet dhe suksesi në shkollat tona të shënojë progres dhe të arrijnë në nivelin e shkollave të përparuara.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje