​Ky është lloji i bukës së shëndetshme që duhet të hani

​Ky është lloji i bukës së shëndetshme që duhet të hani

Ekziston nocioni se një bukë është më e mirë se të tjerat. Buka e prodhuar në furrë shihet si e “keqe”, ndërsa ajo e bërë në shtëpi si e “mirë”.

Ashtu si çdo ushqim tjetër, reagimi i organizmit ndaj bukës është krejtësisht personal. Ky efekt i personalizuar është për çdo lloj ushqimi. Nuk ka asnjë ushqim të mirë, të keq apo super ushqim.

Shkencëtarët monitoruan nivelet e sheqerit në gjak çdo 5 minuta për të parë reagimin e trupit të tyre për disa javë.

Individët tek dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas konsumit të njërës apo tjetrës bukë, ndërsa efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë tek të dyja grupet.

Kjo mbështet idenë që “përcaktuesi kryesor në mënyrën sesi organizmi reagon ndaj ushqimeve është bakteri i zorrës”. Sipas mjekëve, duke krijuar një dietë të veçantë për çdo person, bazuar tek bakteri në zorrë, mund të “normalizohen” nivelet e sheqerit në gjak.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje