1.32 miliardë turistë gjatë vitit 2017 në nivel botëror

1.32 miliardë turistë gjatë vitit 2017 në nivel botëror

 

Bazuar në të dhënat e raportuara nga destinacionet në mbarë botën në raportin e Barometrit Turistik Botëror të Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), vlerësohet se në vitin 2017 numri i turistëve të huaj në nivel global arriti në 1.32 miliardë, apo 7 për qind më shumë që nga viti 2010.

Shikuar nga destinacionet, në krahasim me vitin paraprak, rritja turistike globale ishte 8 për qind në Evropë dhe Afrikë, 6 për qind në Azi dhe Paqësor, 5 për qind në Lindjen e Mesme dhe 3 për qind në vendet amerikane.

Evropën e kanë vizituar 671 milionë turistë, 324 milionë Azinë dhe Paqësorin, 207 milionë Amerikën, 62 milionë Afrikën dhe 58 milionë turistë e kanë vizituar Lindjen e Mesme.

Parashihet se përqindja e pasagjerëve ndërkombëtarë do të rritet për 4-5 për qind këtë vit. Evropa dhe Amerika pritet të rriten me 3.5-4.5 për qind, Azinë dhe Paqësorin me 5-6 për qind, Afrikën me 5-7 për qind dhe Lindjen e Mesme me 4-6 për qind.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje