1 VIT NGA NDALJA E TRENIT ILEGAL SERB

1 VIT NGA NDALJA E TRENIT ILEGAL SERB

Shkumbin Hyseni
“Nga e thëna në të bërë…”

Kaloi një vit që kur opinioni i gjerë në Kosovë u çel e u err i bombarduar me informatat që një tren serb i nisur posaçërisht nga Serbia i dekoruar me simbole e parulla nacionaliste do të hyjë në Kosovë dhe se për këtë as që do të dijë për licencën e operimit për institucionet e Kosovës dhe as për trupat e sigurisë së saj e për qytetarët as për vetë Kosovën pasi ajo “është tokë serbe”, Buja mediatike, më shumë, por edhe ndjeshmëria e raporteve mes dy popujve e vendeve, këmbëngulja e mosnjohjes së shtetit tonë nga ana e Serbisë dhe kujtesa e freskët kolektive e shqiptarëve për krimet e Serbisë në Kosovë, bëri që ky tren të shndërrohet në një matës forcash e këmbënguljesh në mes të dy vendeve deri në pikën më të lartë të sensibilizimit të organeve të rendit e mbarë qytetarëve. Na kujtohet që në të gjitha programet televizive flitej e debatohej për këtë ngjarje si të ishte ajo e një rëndësie të veçantë historike për Kosovën. Si duket vetë media e sensibilizoi edhe politikën apo kjo e fundit atë, këtë se morëm vesh. Më e sigurtë është që në ditën konkrete mediat e politika patën shumë nevojë për njëra-tjetrën.
Se kemi për qëllim të përkujtojmë që ky tren u ndal pa shkelur territorin e Kosovës sepse kjo na kujtohet tashmë secilit prej nesh. Sepse ishte ndjenjë. Të gjithë u krenuam. E pamë dorën e shtetit. E kur dora e shtetit të ofron siguri qytetari rritet nga mbështetja. Krenohet. E ndjen veten zot dhe më zot.
Por autoritetet, institucionet e shtetit nuk janë qytetarët të paktën jo vetëm. Ata janë dora e shtetit. Janë vetë shteti. Dhe ata e dinë se ky tren serb u ndal dhe nuk hyri në territorin tonë, por në territorin e këtij shteti që po synojmë ta rrisim e ngrisim hyjnë e dalin edhe trena tjerë serbë dhe se për këtë nuk kanë të drejtë ashtu siç nuk kishte treni i cili nuk u lejua të hynte.
Institucionet e Kosovës nuk duhet ta lejojnë këtë. Në veri të vendit pa fare të drejtë sot operojnë katër trena serbë të cilët po rriten në numër. Në vend të përkujtimit të përvjetorit të ndaljes së trenit serb para një viti të veprojmë për të hequr operimin e përditshëm të trenave serbë dhe tendencën në rritje të numrit të tyre si dhe të gjithë “trenave tjerë serbë“ në tërë territorin e Kosovës, këtij shteti të vogël e me hallë të mëdha. Madje, për ndaljën e operimit të ilegalëve, ka kërkesë zyrtare drejtuar institucioneve ligj-zbatuese të vendit nga organi kompetent për mbikqyrjën dhe rregullimin e transportit hekurudhor në vend (Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës). Në atë kohë, disa ngarëndes të politikave ditore ishin të zëshëm se duhet zbatuar vendimi i lartcekur, ndërsa tani janë në pizicione kompetente për të vepruar. Mosndalja e çdo treni ilegal paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë, jo vetëm atë hekurudhore.
Obligimet janë marrë. E thëna, të jetë e bërë.

(Opinion i Anetarit te Bordit te Autoritetit te Hekurudhave te Kosoves Opinioni nuk pasqyron qendrimet e institucionit Dhe eshte shkruar me rastin e 1 vjetorit te ndaljes se trenit serb)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje