10 aeroportet më të mëdha në botë për nga sipërfaqja

10 aeroportet më të mëdha në botë për nga sipërfaqja

15. Aeroporti i Amsterdamit Schiphol

Aeroporti i Amsterdamit Schiphol është aeroporti kryesor në Holandë. Është aeroporti i tretë më i madh në Evropë sa i përket numrit të udhëtarëve, duke u shërbyer më shumë se 63 milionë sosh në vitin 2016. E veçanta e këtij aeroporti është se ka vetëm një terminal të madh e cila ndahet në tre sektorë tjerë më të vegjël.

E lokalizuar në jugperëndim të Amsterdamit, Aeroporti Schiphol fillimisht ka shërbyer si bazë ushtarake kur u hap në vitin 1916. Më pas ajo u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u rindërtua shumë shpejt dhe u bë aeroporti kryesor në Holandë në vitin 1949. Aeroporti në tërësi mbulon 2787 hektarë tokë dhe përfshin gjashtë pista me shtresë asfalti.

14. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është aeroporti kryesor në Dubai dhe rregullisht radhitet si njëri ndër aeroportet më të ngarkuara në botë. Për momentin është aeroporti i tretë më i madh në botë sa i përket numrit të udhëtarëve, por i pari në botë sa i përket udhëtarëve për fluturime ndërkombëtare. Gjatë vitit 2016 ky aeroport u shërbeu më shumë se 83 milionë udhëtarëve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait kontribuon më shumë se 26 miliardë dollarë amerikanë në ekonominë e Dubait. Analistët parashikojnë se kjo shumë mund të arrijë në 90 miliardë dollarë amerikanë gjatë vitit 2030. Aeroporti mbulon 2900 hektarë tokë dhe përfshin dy pista dhe tre terminale.

13. Aeroporti Ndërkombëtar Leonardo da Vinci

Aeroporti Ndërkombëtar Leonardo da Vinci është njëri ndër aeroportet më të mëdha në Itali. Është e lokalizuar në Fiumicino, Romë dhe shpesh referohet si Aeroporti Fiumicino. Me mbi 41 milionë udhëtarë, aeroporti radhitet e dhjeta në listën e aeroporteve më të ngarkuara në Evropë.

E emëruar sipas artistit të madh Leonardo da Vinci, ky aeroport është bazë kryesore e linjave ajrore Alitalia dhe Vueling. Përfshin katër pista me shtresë asfalti dhe mbulon rreth 2900 hektarë tokë, sipërfaqe e njëjtë me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

12. Aeroporti Adolf Suarez Madrid-Barajas

Aeroporti Adolf Suarez Madrid-Barajas është aeroporti i dytë më i madh në Evropë, pas Aeroportit të Parisit Charles de Gaulle. E hapur në vitin 1928, aeroporti është i lokalizuar në Madrid, vetëm 13 kilometra larg Plaza Mayor de Madrid.

Ky aeroport është bazë kryesore e linjës spanjolle Iberia Airlines dhe radhitet e gjashta sa i përket aeroporteve më të ngarkuara në Evropë, me rreth 50 milionë udhëtarë. Ia kalon Aeroportit të Barcelonës El Prat për gjashtë milionë udhëtarë. E emërtuar sipas ish-kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, ky aeroport ndërkombëtar ka katër pista të shpërndara në 3050 hektarë tokë.

11. Aeroporti Ndërkombëtar Chicago O’Hare

Aeroporti Ndërkombëtar Chicago O’Hare është njër dy aeroportet më të mëdha që janë të lokalizuara në Çikago, Illinois – tjera është Aeroporti Ndërkombëtar Midway. Është aeroporti i gjashtë më i ngarkuar në botë, sa i përket numrit të udhëtarëve.

Në vitin 2014 ia kaloi Aeroportit Ndërkombëtar të Atlantës me numrin e ngritjeve dhe uljeve të aeroplanëve. Aeroporti shtrihet 27 kilometra në veriperëndim të Çikagos. Ka tetë pista me shtresë asfalti dhe betoni dhe mbulon 3087 hektarë tokë.

10. Aeroporti Ndërkombëtar Salt Lake City

Aeroporti Ndërkombëtar Salt Lake City nuk mund të jetë njëri ndër aeroportet më të ngarkuara në botë, pasi që shërben “vetëm” 23 milionë udhëtarë, por sa i përket sipërfaqes është njëra ndër më të mëdhatë në botë. Ky aeroport mbulon përafërsisht 3116 hektarë tokë.

E lokalizuar 6.4 kilometra larg qendrës së Salt Lake City, aeroporti përfshin tri pista të asfaltit, një pistë me shtresë betoni dhe tri helipadë. Gjithashtu pjesa lindore e aeroportit shërben si bazë ushtarake.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje