100 të vdekur pas aksidentit ajror në Kubë

100 të vdekur pas aksidentit ajror në Kubë

Mbi 100 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni “Boeing 737”, i cili shpërtheu në flakë pranë Aeroportit ndërkombëtar “Jose Marti” në Havana të Kubës.

Nga aksidenti ajror kanë mbijetuar vetëm 3 persona, të cilët janë në gjendje kritike për jetën të shtruar në spital, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Avioni u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim, duke u përplasur në një zonë fushore pranë pistës së aeroportit. Ai kishte 104 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të huaj ekuipazhi, sipas medieve lokale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje