14 arsye për ta vizituar Kosovën (FOTO)

14 arsye për ta vizituar Kosovën (FOTO)

Kosova mund të mos jetë destinacioni i parë që e mendoni për të kaluar pushimet, për shkak të së kaluarës së saj dhe lokacionit që ka në brendësi të Ballkanit. Sidoqoftë, nuk duhet të shpejtoni për të anuluar një udhëtim për në Kosovë, sepse ka shumçka që ofron për vizitorët.

“Kjo është diçka që kam mësuar dhe ëprjetuar kur vizitova Kosovën për herën e parë. Naytra është e bukur, njerëzit miqësore, çmimet janë të lira dhe fakti se është pak e eksploruar, të bën që të kërkosh më shumë!”, thotë një prej anëtarëve të SëedishNomad, në tesktin “14 arsye që duhet vizituar Kosovën”.

“Shpresoj që edhe ju do të zbuloni bukuritë e Kosovës dhe kot janë 14 arsye që ju duhet të bëni vizitë atje,.

1. Njerëzit e mrekullueshëm dhe miqësorë

Njerëzit në Kosovë janë mikpritës, miqësor dhe llafazanë. Mos u befasoni nëse një i huaj ju afrohet dhe flet me ju. Në shumë vende, kjo është e kufizuar, por në Kosovë, do të jetë kurioze se pse keni shkuar dhe pse po e vizitoni (në mënyrën e mirë), shkruan teksti, përcjellë Klan Kosova.

Shumica e gjeneratës së re flasin shumë mirë gjuhën angleze dhe nuk do ta keni të vështirë që të komunikoni me ta. Disa prej gjeneratave të vjetra nuk e flasin, por dinë disa fjalë në anglisht.

2. Natyra e bukur

Fshati është një gjë e veçantë në Kosovë. Mund të shihni lopë dhe dhi që ecin lirshëm në peizazhe. Diçka tjetër që do të ju godas me të arritur është bukuria natyrore që mund ta gjeni në gjithë vendin, radhitur nga bjeshkët, liqenet dhe ujëvarat.
kosovo nature
Bjeshkataria është padyshim një prej gjërave më të mira që mund të bëhen në Kosovë dhe mund ta bëni vetë apo bashkë me një prej udhërrëfyesve që janë në dispozicion.

3. Çmimet e lira

Derisa në Evropë çmimet përgjithësisht janë në rritje, veçanërisht në destinacionet e turistëve, qëndrimi në Kosovë është i sigurt, pasi që është një prej vendeve me çmimet më të lira në Evropë. Mund të drekoni me më pak se tre dollarë.

Kjo është 1/3 e çmimit ekuivalent në Suedi, prandaj aty mund të merrni vlerën e parave si turist.

4. Vend i ri e në ngritje

Përderisa e kaluara ka disa pika të errëta të luftës dhe problemeve të tjera, gjërat po rikthehen për të mirë. Ka optimizëm që ndjehet kudo derisa flisni me banorët lokalë dhe ndenja më e mirë është që Kosova po shikon përpara një të ardhme të ndritur.

Dhe sigurisht, më shumë turistë së shpejti do ta zbulojnë se çka është një vend i dashur si ky.

5. Historia dhe Kultura

Territori i Kosovës ka qenë i banuar mijëra vjet më parë. Disa perandori dhe njerëz kanë bredhur atyre tokave dhe mund të shihen pjesë të epokave të ndryshme derisa udhëtoni nëpër Kosovë.

Ata kanë kulturë të fortë dhe identitet dhe mund të thuhet se kosovarët janë krenarë për trashëgiminë  e tyre. Kur të tjerët flasin për historinë e Kosovës së pari mendohen gjëra të këqija, si lufta, por që ka shumë më shumë histori për ta zbuluar.

6. Ushqimi i lirë

Sikur vendet tjera të Ballkanit, ata hanë shumë ushqime, atje mund të gjeni të gjitha ushqimet ballkanike. Por që nëse ka një që duhet ta vëni në pjatë dhe ta provoni është Flija. Më poshtë keni një video se çka e bënë pjatën unike!

“Për të qenë i sinqertë,nuk i kam provuar shumë ushqime lokale, vetëm ca, por mund të them se janë shumë të shijshme dhe sasia e ushqimit që serohet është e madhe. Kemi ngrënë shumë qebapë dhe burek se kemi qëndruar atje”, thotë autori i tesktit.

Disa prej vende interesante për t’i vizituar në Kosovë

Ku të shkoni? Këtu janë disa vende që secili duhet vizituar. Jam i sigurt që ka më shumë, por kjo do të ishte një fillim i mirë.

Prizreni

Një prej qyteteve më të bukura dhe interesante në Ballkan. Aq i ngjashëm me Mostarin edhe pse Prizreni definitivisht e ka sharmin dhe karakterin e vetë. Është lehtë i qasshëm qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Shkupi i Maqedonisë.
prizren
“Shkuam me autobus nga Tirana dhe arritën për pak orë. Është qytet i gjallë i mbushur me kafiteri, restorante dhe xhamia të bukura. Mos ngurroni që ngjiteni bjeshkës përpjetë dhe të shijoni pamjet impresive mbi Prizren.

Rugova

Nëse doni të kaloni kohë në natyrë, atëherë duhet ta vëni Rugovën në listën e ngushtë! Liqenet, bjeshkët, shtigjet, kanionet dhe grykat janë të shumta. Vetëm shihni në fotografinë e mëposhtme dhe do ta vrani se pse duhet shkuar.
Rugova

Prishtina

Kryeqyteti që është edhe qyteti më i madh me popullsi me 210 mijë banorë. Aty do të gjeni një varg të kafiterive, bareve dhe restoranteve dhe dica ndërtesa të hijshme dhe monumente.

Një tjetër klasik si turist është që të ngisni dorën drejt statujës së Bill Clinton, që është ngritur si shenjë nderimi për ish presidentin amerikan.

Gjakova

E ndodhur mes qyteteve të Pejës dhe Prizreni, Gjakova paraqet një ndalesë interesante. Qyeti ishte aq i dëmtuar gjatë luftës në Kosovë, por që është rindërtuar dhe përsëri shërben si një prej qendrave kulturore – edukative.
gjakova kosovo

Disa piak interesante tjera janë Pazari i Vjetër, Xhamia e Hadumit, Kisha e Shën Petrit dhe Shën Palit si dhe Sahat Kulla.

Peja

Një qytet tjetër i vjetër në Kosovë me shumë ndërtesa të bukura dhe kulturë po ashtu e me shumë natyrë për rreth. Me shumë aktivitete të llojllojshme që po shërben për të rritur industrinë e turizmit në Pejë.
Peja

Bjeshkët e Sharrit

Një tjetër vargmal i jashtëzakonshëm në Kosovë. Kjo gjendet në lindje të Prizrenit në kufi me Maqedoninë. Aty hasni në liqene, barinj dhe pamje që të lënë pa frymë. Bjeshkët e Sharrit janë vend që duhet vizituar kur të shkoni në Kosovë, nëse dëshironi të ngjiteni bjeshkëve dhe të shihni natyrë.

Ujëvara e Drinit të Bardhë

Një ujëvarë e jashtëzakonshme që ngrite mbi 25 metra. E vendosur në Bjeshkën e Zhlebit në Bjeshkët e Nemuna në fshatin e Radavcit, 11 kilometra nga qyteti i Pejës.

Parku i Gërmisë

Në verilindje të Prishtinës, do të gjeni një natyrë të çmuar në Parkun e Gërmisë. Do të ju këshilloja që të kaloni disa ditë atje ku shumë njerëz mblidhen sidomos në fundjavë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje