20 familje në Mitrovicë ndihmohen me pako ushqimore

20 familje në Mitrovicë ndihmohen me pako ushqimore

Në lagjen “2 Korriku” dhe në fshatin Lisicë të Komunës së Mitrovicës, falë mbështetjes së shoqatës “Islamic Relief” dhe Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale janë shpërndarë pako ushqimore për 20 familje që ditë më parë, pësuan dëme materiale nga vërshimet e lumit Sitnica.

Nazan Kërveshi, drejtoreshë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për këto familjet është i mirëseardhur dhe, sipas saj, është një zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar.

“Ne do të përkujdesemi vazhdimisht që rastet e rënda dhe me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale t’i mbështesim, dhe falënderoi të gjitha shoqatat humanitare të cilat po ndihmojnë me pako ushqimore familjet me gjendja të vështirë sociale në Komunën e Mitrovicës”, ka thënë drejtoresha Kërveshi.

Ndërsa familjet të cilat përfituan nga këto pako ushqimore u shprehen falënderuese për kujdesin e treguar nga kryetari Agim Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje