23 shkolla të Prishtinës i nënshtrohen testit PISA

23 shkolla të Prishtinës i nënshtrohen testit PISA

Në komunën e Prishtinës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA 2018, proces i cili do të zhvillohet në deri më 17 prill.

Drejtoria e Arsimit në koordinim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të një procesi të mbarë dhe të suksesshëm i është qasur më shumë seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimi.

Për të parë nga afër rrjedhën e procesit të testimit, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihaj ka realizuar vizita në institucionet edukativo-arsimore ku po mbahet testi, për t’i inkurajuar dhe uruar suksese nxënësve.

Në komunën e Prishtinës këtij procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë lindur gjatë vitit 2002 dhe testi do të organizohet në shkencë, lexim dhe matematikë.

“Vlerësimi i tillë do të jetë sa sfidues, edhe i dobishëm për sistemin e arsimit të Kosovës, sepse do të nxjerrë në pah gjendjen reale të arsimit dhe do të na orienton-tregon, se ku janë përparësitë dhe dobësitë e arsimit në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje