28 Nëntori ua sjell shërbyesve civilë pagat më herët

28 Nëntori ua sjell shërbyesve civilë pagat më herët

Ministria e Financave të shtunën ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin nëntor për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

Për shkak të festës së 28 Nëntorit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt, ka njoftuar MF.

E, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka shfrytëzuar rastin që të gjithë shqiptarëve t’ua urojë festën e 28 Nëntorit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kthyer 28 Nëntorin në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, duke e shpallur si ditë pushimi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje