2Ton dhe Lindoni të premten publikojnë këngën e re

2Ton dhe Lindoni të premten publikojnë këngën e re

Reperi 2Ton ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri që do ta sjellë me këngëtarin nga Maqedonia, Lindon Berisha.

Dy këngëtarët e kanë bërë njoftimin përmes profileve respektive në rrjetet sociale.

Kënga titullohet “1 Xhiro” dhe do të vijë për fansat e dy këngëtarëve ditën e premte.

Max Production qëndron prapa këtij projekti që pritet të pëlqehet nga dashamirët e muzikës së Arton Avdylit dhe Lindonit.

“Hallall e ke” është një prej projekteve më të fundit të Lindonit që është publikuar në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

Videoklipi i kësaj kënge ishte publikuar në fillim të muajit shkurt dhe tash numëron mbi një milion shikime në YouTube.

“Mercedes-BMW” dhe “Ma ka thy” janë dy këngët e 2Ton të lansuara në fund të vitit të kaluar. Kënga e parë ishte solo, ndërsa e dytë në bashkëpunim me Ghulon.

Videoklipi i “Mercedes-BMW” numëron mbi 3.5 milionë shikime, kurse “Ma ka thy” mbi 2.2 milionë shikime në YouTube.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje