46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë

46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë

Në Kosovë për herë të parë është organizuar konferenca  “CONRECON Prishtina 2018”.

Kjo konferencë kishte për qëllimi diskutimin e  problemeve të shumta në fushën ndërtimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se Prishtina është shndërruar në një qytet të Ballkanit në fushën e ndërtimit. Sipas tij, edhe pse shumë flitet për ndërtim, por ende ka probleme në këtë fushë.

Por, sipas tij, është duke u punuar që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të ndërpriten ndërtimet e egra. Ndryshe, Prishtina është përballur me ndërtime pa leje dhe sot në kryeqytet janë 46 mijë ndërtime pa leje.

Në këtë konferencë u përmend se në këtë sektor ka edhe vdekje tragjike, ku dje ka humbur jetën një punëtor në Prishtinë, i cili ishte duke punuar në një objekt të lartë, dhe ka rënë prej katit shtatë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje