7 milionë lule në parkun romantik Keukenhof të Holandës (Foto)

7 milionë lule në parkun romantik Keukenhof të Holandës (Foto)

“Romantizëm në lule”, është ekspozita më e madhe e luleve e çelur dje në parkun Keukenhof në Holandë, që është rreth 35 kilometra nga Amsterdami. Kjo ekspozitë, sipas Tgcom24, që e transmeton ATSH, rihapet për publikun në edicionin e gjashtëdhjetë e shtatë, ndërsa vitin e kaluar mirëpriti 1 milion vizitorë nga e gjithë bota.

Në një terren prej 32 hektarësh lulëzojnë çdo vit në pranverë më shumë se 7 milionë lule mes të cilëve tulipanë (më shumë se 800 lloje), trëndafila, zambakë, muscari si dhe lule të tjera. Përveç shumëllojshmërisë së luleve parku mirëpret edhe 2700 pemë të bukura. Parku ofron një eksperiencë vërtet të paharrueshme. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 13 maj 2018.

Një mozaik tulipanësh- Tema e Romantizmit gjendet në radhë të parë në mozaikun e madh që zë 250 metra katrorë, për realizimin e të cilit janë përdorur 50.000 tulipanë, muscari dhe crocus. Mozaiku do të përbëhet nga dy shtresa lulesh për të garantuar një lulëzim më të gjatë. Bashkimi i luleve të shumë llojeve të ndryshme, por mbi të gjitha i shumë nuancave gjeneron lindjen e projektimeve dhe lojërave të ngjyrave.Falë këtyre karakteristikave , Keukenhof ka fituar edhe në 2017 çmimin si parku më i bukur pranveror në botë.

Trëndafilat protagonistë- Tema e këtij viti është thellësisht e lidhur me historinë e Parkut, e cila ishte projektuar në Romantizmin e plotë (1857) si një kopsht zbukurues i Kalasë Keukenhof. Në kopshtin rreth pellgut, mes pamjeve të mrekullueshme dhe pemëve shekullore të ahut, miliona tulipanë kanë lulëzuar që nga viti 1950. Dhe kjo nuk është e gjitha: në parkun e Keukenhof ekspozita e trëndafilit do të jetë më e madhja në vitet e fundit, me trëndafilin e kuq, simbol i pasionit të dashurisë.

Sezoni do të përfundojë me Romantizmin në Keukenhof, festivalin e muzikës klasike midis tulipanëve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje