88.2 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

88.2 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

Rindërtimi i Irakut pas tri vitesh luftë me militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik do të kushtojë 88.2 miliardë dollarë, duke vendosur shtëpitë si prioritet urgjent, kanë thënë zyrtarët irakianë në një konferencë ndërkombëtare gjatë ditës së sotme, shkruan Reuters.

Donatorët dhe investitorët janë mbledhur në Kuvajt gjatë kësaj jave për të diskutuar përpjekjet për rindërtimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së Irakut i dal nga një konflikt shkatërrues që kapën gati një të tretën e vendit.
Iraku ka shpallur fitore kundër Shtetit Islamik në muajin dhjetor, duke arritur të kthejë sërish gjithë territorin e pushtuar nga militantët më 2014 dhe 2015.

Rreth 22 miliardë dollarë do të kërkohen në një afat të shkurtër deri sa 66 miliardë dollarë në periudhë afat të mesëm, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm në ministrinë e Planifikimit, Qusay Adulfattah, pa treguar asnjë kornizë kohore.

“Rindërtimi i Irakut do të thotë rikthimi i shpresës dhe stabilitetit duke krijuar idenë se Iraku është në mesin e vendeve stabile në rajon dhe në botë”, ka thënë ministri i Planifikimit, Salman al-Jumaili, duke shtuar se rindërtimi është në një mënyrë edhe përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar.

Iraku ka publikuar një listë prej rreth 157 projektesh për të cilat kërkon investime private në konferencë, ku rreth 1,900 delegatë që përfaqësojnë qeveritë e huaja, firmat private dhe OJQ-të janë regjistruar për të marrë pjesë.

Projektet përfshijnë rindërtimin e objekteve të shkatërruara si aeroporti i Mosulit dhe investimet e reja për të diversifikuar ekonominë larg shitjeve të naftës, duke zhvilluar transportin, bujqësinë dhe industritë bazuar në pasurinë energjetike të vendit, duke përfshirë petrokimikët dhe rafinimin e naftës.

Rindërtimi i shtëpive, spitaleve, shkollave, rrugëve, bizneseve dhe telekomunikacionit do të jetë çelësi për ofrimin e vendeve të punës për të rinjtë, duke i dhënë fund zhvendosjes së qindra mijëra njerëzve dhe duke i dhënë fund dekadave të dhunës politike dhe sektare.

Rreth 138 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe gjysma e tyre janë shkatërruar tërësisht, tha Mustafa al-Hiti, i cili drejton Fondin e Rindërtimit të Irakut për zonat e prekura.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje