88 milionë për rrugën Kijevë-Zahaq, 17 milionë për hekurudhën Fushë Kosovë-Mitrovicë

88 milionë për rrugën Kijevë-Zahaq, 17 milionë për hekurudhën Fushë Kosovë-Mitrovicë

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, miratuam nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq, projekt me vlerë 80 milion euro, si dhe nismen për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për grant nga BERZh, për financimin e projektit, me vlerë 17,200.000 euro, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje