A duhet të jetë i pranishëm bashkëshorti gjatë lindjes së bebes?

A duhet të jetë i pranishëm bashkëshorti gjatë lindjes së bebes?

Gjesti i mbajtjes se dorës gjatë lindjes, nuk është vetëm një veprim i bukur.

Sipas shkencëtarëve prania e personit që doni çliron disa enzima që ulin presionin e gjakut, ankthit dhe ju mbron nga dhimbja.

Në studimin e universitetit të Kolorados morën pjesë 20 çifte të cilët u testuan me disa tuba me ujë të nxehtë të cilat ju lidhën tek duart.

Çiftet u testuan dy herë, një herë me bashkëshortet e tyre dhe një herë vetëm.

Në përfundim rezultoi se kur femrat qëndruan me partnerët e tyre e vlerësuan me 52% më pak të dhimbshëm eksperimentin në krahasim kur qëndruan vetëm.

Gjithashtu pasi qëndruan pranë të dashurave të tyre partnerët arritën ta vlerësonin më mirë dhimbjen e kaluar nga femra.

Autori i studimit Dr Pavel Goldstein shprehet se në momentin e mbajtjes se duarve truri i çifteve sinkronizohet dhe dhimbja ndahet tek te dy palët, shkruan opinion.al. Sipas tij ndarja e momenteve të dhimbshme midis çifteve krijon një marrëdhënie më të fort mes tyre pasi të dy palët arrijnë të vlerësojnë siç duhet dhimbjen që kalojnë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje