A i dini dobitë e pijes më të konsumuar në botë –...

A i dini dobitë e pijes më të konsumuar në botë – qumështit?

Qumështi qysh në kohët e lashta është lidhur me shëndet të mirë, duke e bërë atë një nga pijet më të konsumuara në botë.

Qumështi përmban vlera ushqyese shumë të vlefshme, dhe benefitet shëndetësore janë të shumta.

Megjithatë, tek disa njerëz tretja e laktozës mund të jetë problem, sepse nuk prodhojnë një enzimë të njohur si laktas. Laktasi është i nevojshëm për të tretur qumështin siç duhet. Por edhe për këtë problem ka zgjidhje, sepse në ditët e sotme konsumohet edhe qumështi i sojës ose i bajameve, që është zëvendësim për qumështin e lopës.

Qumështi është i mirë për eshtrat sepse ofron një burim të pasur të kalciumit, një mineral i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, sidomos tek fëmijët. Qumështi i lopës është i fortifikuar me vitaminë D, e cila gjithashtu kontribuon në shëndetin e kockave. Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

Qumështi i lopës është një burim i kaliumit, i cili mund të përmirësojë zgjerimin e venave dhe zvogëlimin e presionit të gjakut. Bazuar në një studim, njerëzit që konsumojnë 4069 mg kalium në ditë kanë një rrezik 49 % më të ulët të vdekjes nga sëmundja ishemike e zemrës krahasuar me ata që konsumojë rreth 1000 mg në ditë. Ushqimet e pasura me kalium përfshijnë qumështin e lopës, portokallin, domatet, fasulet, spinaqin, bananet, kumbullat dhe kosin. Mirëpo konsumimi i tepërt i kaliumit mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të na dërgojë deri te problemet me sëmundje të zemrës.

Vitamina D që gjendet në qumësht luan rol në rregullimin e rritjes së qelizave të cilat na mbrojnë nga kanceri. Hulumtimet tregojnë se ekziston një rrezik më i lartë i vdekjes nga kanceri kolorektal në vende gjeografike që marrin sasi më të vogël të diellit. Qumështi me përbërësin vitaminë D mund të ndihmojë në këtë aspekt.

Një gotë qumësht konsiderohet një servim. Ndarja ushqyese e qumështit varet nga përmbajtja e yndyrës.

Një gotë qumështi me 3.25% yndyrë përmban:

146- kalori

8- gram yndyrë

13 -gram karbohidrate

8- gram proteina

Gjë që është standarde për t’i pasur benefitet e përmenduara më lartë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje