A i vishni gabimisht çorapet e najlonit? Shumica e femrave – po...

A i vishni gabimisht çorapet e najlonit? Shumica e femrave – po (Video)

Secila femër e di sa herë i ka dëmtuar çorapet e reja për shkak të lëkurës së thatë të duarve, stolive… Ndërsa getet nuk janë të mira nëse nuk duken perfekt në këmbë kur i veshni.

Nuk është njësoj se si do t’i zgjedhim në dyqan apo kur i veshim, prandaj po ju japim disa këshilla se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme, ndërkaq të mos këputet asnjë fije e vetme, transmeton Telegrafi.

Veprimet si t’i vishni getet e të mos i dëmtoni:

– Sigurohuni që në kuti të jetë madhësia juaj, sipas tabelës së gjatësisë dhe peshës.

– Shikoni a kanë anën e përparme dhe të pasme, disa e kanë, disa jo.

– Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

– Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen.

– Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

– Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin.

– Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.

– Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje