Abrashi: Disa deputetë të VV-së do ta votojnë Demarkacionin (Video)

Abrashi: Disa deputetë të VV-së do ta votojnë Demarkacionin (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi mendon se demarkacioni me Malin ne Zi do të ratifikohet ditën e mërkurë.

Abrashi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se kjo mund të bëhet edhe pa votat e Listës Serbe pasi pret që votë pro të kenë edhe disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë kam bisedu me disa prej tyre që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë. Nuk kisha me përmend emra por ka njerëz që mendojnë se ky proces duhet të ecë përpara sepse e ngulfat Kosovën dhe tërë shoqëria po merret me demarkacion tani e tre-katër vjet’, tha Abrashi.

Krahu i Dardan Molliqajt në Kuvend, mund të ketë deputetë që do të votojnë shënjimin e kufirit me vendin fqinjë.

“Nga grupi i të pa kënaqurve”, tha Abrashi.

“2-3 se nuk na duhen më shumë të cilët janë konstruktiv që ja dojnë të mirën vendit dhe mendojnë përtej partisë së tyre”, tha Abrashi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje