Adriatik Kelmendi: Dy milionë qytetarë të mbyllur në kafaz si kafshët, po...

Adriatik Kelmendi: Dy milionë qytetarë të mbyllur në kafaz si kafshët, po bëni lojëra politike me demarkacion

Në një postim mjaft të ashpër në Facebook gazetari Kelmendi i ka thënë Kryeministrit Haradinaj se komisioni i tij për demarkacionin e kufirit është krejtësisht i njëanshëm dhe kryesohet nga një individë i zakonshëm

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Kjo puna e demarkacionit sipas Haradinajt si ai futbolli ku tipi thote: ose me leni te fitoj ose e vjedhi topin.Komisionit Meha i thane i ndikuar polikisht.Komisionit Jahjaga gjithashtu.Edhe Komisionit Islami njesoj.Tash: Nese keto 3 komisione paskan qene te ndikuara politikisht, çka e ben me pak te ndikuar politikisht Komisionin Bulliqi?!

A duhet tash Haradinaj t’i beje edhe nja 3 komisione qe se paku te barazohet rezultati?!
Se s’po di çka paska kaq speciale nje komision i kryesuar nga nje individ krejt i rendomte e krejtesisht i njeanshem?!
Katastrofe!
2 milione qytetare te mbyllur si kafshe ne kafaz per shkak te inateve politike.
Por mire, keta qe po bejne lojera me kete pune i kane pasaportat per vete e per familje, ose te Shqiperise, ose te Norvegjise, ose te Britanise, ose te Zvicres…
Do t’iu kisha besuar te njejteve sikur te dilnin publikisht dhe t’i shqyenin pasaportat e shteteve te tjera dhe ta mbanin vetem pasaporten kosovare, si shenje solidarizimi e bashkevuajtjeje me qytetaret te cileve po na thone se iu sherbejne.
Marre! Per te mos thene diçka edhe me shume!…

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje