Afërdita zgjedhë fustanin për dasmën e saj (Foto)

Afërdita zgjedhë fustanin për dasmën e saj (Foto)

Afërdita Dreshaj u bë pjesë e portaleve për një kohë të gjatë kur publikoi lajmin se u fejua dhe propozimi që mori ishte më romantiku. Vetëm pak kohë më vonë ajo rrëfeu në intervistën ekskluzive për “revistawho.com”, që do të martohet këtë verë.

Data e ndarë nga ajo dhe i fejuari çek Jakub Kindl për të kurorëzuar dashurinë, është 29 qershori… Dasma do të mbahet në Miami Beach – Florida, dhe bëhet e ditur se Afërdita ka ftuar në dasmë edhe miqtë e saj më të afërt nga Shqipëria.

Ditën e kaluar, ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit me anë të një ‘InstaStory’, se tashmë e ka zgjedhur fustanin. Pavarësisht se nuk e ka treguar plotësisht atë duke ruajtur sekretin për ditën e shumëpritur, zgjedhja ka përfunduar dhe fustani mendohet se do të jetë ai klasiku, i bardhë i një nuseje. Me padurim po presim ta shohim plotësisht zgjedhjen e saj./revistawho.com

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje