Agjenda e varrimit të Adem Demaçit

Agjenda e varrimit të Adem Demaçit

Tashmë kanë nisur përgatitjet për ditën e nesërme kur do të mbahet ceremonia komemorative për Adem Demaçin në sheshin “Skënderbeu”.

Lluka nga Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar ka thënë në Klan Kosova se në këtë ngjarje e cila pritet të nisë në orën 8:30 do të ketë mysafirë të shumtë nga trojet shqiptare.

“Me siguri se në këtë ngjarje do të marrin pjesë liderët nga Shqipëria, Maqedonia dhe trojet e tjera shqiptare. Përpos presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë ( Hashim Thaçi dhe Ilir Meta) do të flasin edhe dy kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Edi Rama”.

“Do të kemi mysafirë të tjerë nga Lugina dhe Mali i Zi që do t’i drejtohen të gjithë shqiptarëve me një fjalë rasti”.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt Varrezave të Dëshmorëve në Velani ku trupi i Adem Demaçit do të pushojë përjetësisht.

Lluka ka treguar se pse është vendosur që ceremonia komemorative të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

“Shkak ka qenë respekti më i denjë, nuk kemi pasë mundësi me i dalë hakut bacës Adem prandaj kemi menduar që është më e logjikshme që ngjarja të ndodhë në këtë shesh, pranë shtatores së Skënderbeut”.

“Institucionet duhet të kryejnë një detyrë morale për të lehtësuar dhimbjen e madhe për humbjen e një njeriu që ka bërë shumë për Kosovën”.

Ai ka thënë po ashtu se janë marrë të gjitha masat dhe po bëhen përgatitjet e duhura që gjithë ceremonia mortore e ditës së nesërme të shkojë sipas planifikimeve, edhe nëse moti është me shi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje