Agjenti i Eriksenit: I lumtur që lojtari im lidhet me klubet si...

Agjenti i Eriksenit: I lumtur që lojtari im lidhet me klubet si Barcelona, Reali dhe United

Agjenti i Christian Eriksenit ka thënë se është i entuziazmuar kur e sheh se klienti i tij është i lidhur me klube si Manchester United dhe Real Madrid.

Eriksen është duke shkëlqyer me Tottenhamin këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë nëntë asistime.

Ai pati paraqitje të mirë edhe ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku shënoi një herë në barazimin 2-2.

Harry Kane dhe Christian Eriksen. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Martin Schoots, ka thënë se gjigantët spanjoll, por edhe Manchester United e pëlqejnë klientin e tij.

“Nuk i komentoj thashethemet aq shumë”.

“Por kur klube si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United, përmenden, është gjithmonë  kompliment”.

Eriksen (Getty Images)

“Që nga mosha 14 vjeçare Christian ka bërë që klube të njohura të jenë të shfaqin interes”.

“Fillimisht ishin Chelsea, AC Milan dhe Barcelona, që nga atëherë ka pasur interesim të vazhdueshëm nga klubet”, ka thënë agjenti Schoots

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje