Agron Mustafës i vazhdohet mandati në krye të Telekomit

Agron Mustafës i vazhdohet mandati në krye të Telekomit

Ministria për Zhvillim Ekonomik, e cila sipas ligjit ka për detyrë mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës, ka konfirmuar se Telekomi i Kosovës edhe për tre muaj do të vazhdojë të menaxhohet nga drejtori Agron Mustafa.

Pesë ministrat e Qeverisë së Kosovës: Valdrin Lluka, Albena Reshitaj, Bedri Hamza, Bajram Hasani e Pal Lekaj, të cilët përbëjnë këshillin ndërministror, votuan në mënyrë unanime për t’ia vazhduar mandatin drejtorit aktual, Agron Mustafa, të cilit i përfundoi mandatin i rregulltë gjatë javës së kaluar.

Drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, do të jetë në krye të Telekomit të Kosovës edhe për tre muaj të tjerë, deri në muajin qershor.

Shtyrja edhe për tre muaj dhe votimi unanim nga ana e pesë ministrave të Qeverisë së Kosovës, erdhi pas një situatë të paprecedentë ligjore, në mungesë të Bordit të kompanisë dhe konkursit për përzgjedhjen e një drejtori të ri, situatë e cila në asnjë ndërmarrje publike në Kosovë nuk ka ndodhur më parë.

Kjo ministri, e cila ka për detyrë ligjore mbikëqyrjen e kompanisë, ka saktësuar se votimi unanim nga ana e ministrave ka për qëllim mbajtjen e stabilitetit të kompanisë për një periudhë të shkurtër kohore, deri në qershor, periudhë gjatë të cilës shpresohet që të përzgjidhet bordi dhe drejtori i ri i kompanisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje