Ahmetaj “nuk kursehet” ndaj Berishës: Je ikonë e krimit, i ke duart...

Ahmetaj “nuk kursehet” ndaj Berishës: Je ikonë e krimit, i ke duart me gjak

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj i ka dhënë përgjigje me radhë akuzave të ish-kryeministrit Berisha, teksa ka numëruar me radhë një sërë akuzash ndaj Berishës, duke i përsëritur disa herë se ai është ikonë e krimit dhe i ka duart me gjak shqiptarësh.

“Në vazhdën e të vërtetës ekonomike, ju i referoheni rritjes ekonomike në përrallat tuaja, ne nuk jemi vend rozë, kemi probleme në të gjithë sektorët, por nuk është as e 2009, është mirë që para 27 bëni një kronologji të ngjarjes që do mbështesin shqiptarët. Kë do mbështesin shqiptarët, historitë, që ‘për firma jepja Shkëlzenit’, të shohin dhe ta dinë shqiptarët se ke do mbështesin, je ai që the se paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë dhe përfunduan 3 mijë të vdekur, këtë do mbështesin shqiptarët. Ti je ikonë e krimit, i ke duart me gjak shqiptarësh, i ke sot duart me gjak shqiptarësh, më shumë se dy herë, edhe i ke spiunuar edhe i ke cuar në pritë, të rëndon Gërdecit”-tha ai.

Ahmetaj i kujtoi 21 janarin. “I keni pyetur pse nuk e bën në 21 janar po e shtyn në 27, ju vratë për të mbajtur pushtetin dhe kërcënoni tani se do sulmoni institucionet. Ne do jemi ku kemi qenë, do ju respektojmë protestën, do ju dëgjojmë, do ju kthejmë përgjigje kur është për tu kthyer etj”- tha ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje