Ahmeti: Liria jonë nuk është e plotë pa NATO-në

Ahmeti: Liria jonë nuk është e plotë pa NATO-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për gjeopolitikën, rolin rus në Ballkanin perendimor, reformat dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

 

Ahmeti ka thënë se NATO ka patur rol vendimtar në vend e rajon dhe ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina duke kontribuar në paqEn, sigurinë dhe stabilitetin, por edhe reformat dhe institucionet demokratike.

 

Komenti i plotë i Ahmetit:

Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë, z. Jens Stoltenberg dhe bashkëpunëtoret e tij nga aleanca veriatlantike.

U ndjeva i nderuar nga vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg për rolin tonë dhe kontributin në të gjitha proceset në vend.

Nuk kisha si mos të them që NATO ka patur rol vendimtar në vend e rajon dhe ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina duke kontribuar në paqën, sigurinë dhe stabilitetin, por edhe reformat dhe institucionet demokratike.

“Liria jonë nuk është e plotë pa NATOnë. Unë ju përcjell amanet gjeneratave të ardhshme që të janë faleminderuese dhe vlerësuese ndaj NATOsë.”

E sigurova z. Stoltenberg që mbetemi përgjithëmonë partner kredibil i NATOsë, SHBAve, BEsë dhe që përpjekjet tona për rreshtim në aleancën veriatlantike nuk do të ndalen sepse ky është vullneti jonë kombëtar, strategjik, ideologjik.

Bashkë diskutuam edhe për gjeopolitika, rolin rus në Ballkanin perendimor, reformat dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

Në fund, ia dhurova mikut tonë përkrenarën e Skënderbeut duke e nderuar me rastin e përvjetorit të 550 të kryeheroit tonë./e.e

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje