Akademia e Kosovës për Siguri e para që akreditohet nga SHBA

Akademia e Kosovës për Siguri e para që akreditohet nga SHBA

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Trajnimit të zbatimit të ligjit në SHBA.

Me këtë Kosova bëhet vendi i vetëm në rajon me këtë lloj akreditimi, njofton Klan Kosova.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se ky është akreditimi i parë që bëhet jashtë SHBA-së.

Ndërkaq ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, ka thënë se ndihma që po jep SHBA-ja në shtetndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe gjithashtu e çmueshme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje