Aksident në Lipjan, lëndohen nëntë persona

Aksident në Lipjan, lëndohen nëntë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur me mes të tri veturave në fshatin Banullë të Lipjanit, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, dy femra dhe shtatë meshkuj.

Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa vozitësi i njërës veturë, i dyshuari, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të tri veturat.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje