Aksidentohen dy vetura në lagjen Dardania në Prishtinë (VIDEO)

Aksidentohen dy vetura në lagjen Dardania në Prishtinë (VIDEO)

Dy vetura janë përfshirë në një asident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, rreth orën 18:00 pasditen e së dielës.

Si pasojë e aksidentit një grua ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretmanet e nevojshme mjekësore.

Nga policia kanë bërë të ditur se segmenti rrugor që çon në drejtim të Fushë Kosovës, aktualisht është i mbyllur për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

Me rastin në fjalë janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje