Aksidentohet me motoçikletë, vdes 17-vjeçari në Drenas

Aksidentohet me motoçikletë, vdes 17-vjeçari në Drenas

Një i ri ka humbur jetën në një aksident me motoçikletë në Sankoc të Drenasit.

Policia është duke dyshuar se bëhet fjalë për një vetaksident.

Sipas komandantit të Trafikut Rajonal të Prishtinës, majorit Milaim Fejzullahu, rasti ka ndodhur rreth orës 14 :00 në fshatin Sankoc të Drenasit.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Sankoc të Drenasit. Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën”, ka thënë Fejzullahu për “kallxo.com”.

Fejzullahu ka thënë se dyshohet që viktima ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është ndeshur në një mur. Policia dhe ekipet e tjera janë në vendin e ngjarjes.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje