“AL Petrol” vlerësohet me çmimin “Superbrands Kosovo 2017” për herë të tretë

“AL Petrol” vlerësohet me çmimin “Superbrands Kosovo 2017” për herë të tretë

Kompania e derivateve “AL Petrol” edhe këtë vit, për herë të tretë radhazi vlerësohet me çmimin “Superbrands Kosovo 2017”.

Sipas zyrtareve të “AL Petrol”-it përzgjedhja e kompanisë edhe këtë vit ka domethënie të madhe ngase është motivim shtesë për vlerësimin që u është bërë.

“Ky është viti i tretë që ‘AL Petrol’-i u vlerësua me çmimin e Superbrands në fushën e saj, sepse jemi kompani që ofrojmë cilësi të derivateve me standarde botërore për 30 vite me radhë dhe kjo tanimë është dëshmuar ne treg”, ka thënë presidenti i “AL Petrol”-it, Latif Kryeziu.

Artan Ibrahimi, menaxher i “Superbrands” për Kosovë dhe Shqipëri, u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e ofruar nga kompanitë.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili ishte edhe anëtar i këshillit për këtë edicion, Safet Gerxhaliu, ka pohuar se këto mirënjohje janë motivim për përmirësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë.

Kompanitë që u vlerësuan me çmimet “Superbrands Kosovo 2017”, gjithsej ishin 29, secila në fushën e saj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje