Albulena Haxhiu reagon ndaj Dardan Molliqajt: Kjo është e vërteta për Albin...

Albulena Haxhiu reagon ndaj Dardan Molliqajt: Kjo është e vërteta për Albin Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ish nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të kësaj Lëvizje Dardan Molliqajt.

Ajo ka shkruar në Facebook se në kuvend e i është drejtuar Molliqajt se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai i është përgjigjur po dhe tutje ka shtuar se “nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen VETËVENDOSJE”

Postimi i plotë:

Për hir të vërtetës dhe korrektësisë duhet sqaruar diqka.

E dëgjova me vëmendje Dardanin në emision tek zona e debatit.

Po e marr mundin të shkruaj vetëm për një çështje.

Javën e shkuar, gjegjësisht të martën dhe atë në Kuvend, në pyetjen time drejtuar Dardanit se a është e vërtetë që ka vënë kusht që Albini të mos jetë kandidat për kryetar, ai më tha po dhe tutje shtoi se nëse Albini kandidon, unë nuk do të rri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Na duhet kryetar konsensual shtoi Dardani.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe në mbledhjen që kishim së bashku me grupin parlamentar dhe kryesinë të hënë, gjegjësisht para më shumë se 40 anëtarëve.

Sonte në emision, Dardani nuk pranoi që ka vënë kushte, shumë mirë, duket e ka reflektur dhe besoj e ka marrë mesazhin që i kanë dhënë aktivistët.

Mund të ketë medime ndryshe por jo asnjëherë kushtëzime, për askend!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje