Ambasadori Delawie kërkon nga deputetët ta ratifikojnë demarkacionin

Ambasadori Delawie kërkon nga deputetët ta ratifikojnë demarkacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Delawie ka thënë se deputetët e Kosovës duhet t’i dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për papunësinë dhe liberalizimin e vizave.

“Raporti i KDI-së shfaq edhe një herë shqetësimet e rinisë kosovare për papunësinë dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë demarkacionin tani, dhe të tregojnë që janë duke dëgjuar këto shqetësime serioze të qytetarëve të Kosovës” ka shkuar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin pritet të mbahet sot në orën 16:00.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje