Ambasadori kinez në Beograd: Për Pekinin, Kosova është e Serbisë dhe ashtu...

Ambasadori kinez në Beograd: Për Pekinin, Kosova është e Serbisë dhe ashtu do të mbetet

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang, ka thënë se Kosova për Pekinin është pjesë e Serbisë dhe ashtu do të mbetet.

Në një intervistë për mediumin serb, Kurir.rs, përcjell Telegrafi, Manchang ka bërë të ditur se presidentët e Serbisë dhe Kinës, Aleksandar Vuçiq dhe Si Jiping do të kenë një takim në Kinë, në një tubim publik të njohur si “Davosi në verë”.

Ndërkaq, duke folur për Kosovën, siç shkruajnë mediat serbe, “Manchang përsëriti se pozicioni i Kinës është i mirënjohur për të gjithë”.

“Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne e konsiderojmë atë si Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare. Ne mbështesim bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të zgjidhet ky problem”, citohet të ketë thënë Manchang.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje