Ambasadori Suedez: Vështirë të jepen parashikime për datën e liberalizimit

Ambasadori Suedez: Vështirë të jepen parashikime për datën e liberalizimit

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, thotë se nuk është koha që të jepen parashikime për datën e mundshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që Komisioni Evropian ia ka përcaktuar për liberalizimin, përpos njërit, e ai është kriteri për luftimin e korrupsionit.

Për këtë Komisioni Evropian kërkon raport me vendimet finale gjyqësore për raste të krimit të organizuar dhe atij të nivelit të lartë, si korrupsionit zyrtar.

Nilsson thotë se këtu edhe duhet  të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, në përmbushjen e këtij kriteri të fundit, që jo vetëm përmbush obligimet në procesin e integrimit evropian të Kosovës, por i sjellë të mira gjithë shoqërisë kosovare.

Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i shtetit që renditet si i katërti për nga investimet që bënë në Kosovë dhe ku jetojnë afro 47 mijë kosovarë, Suedisë, flet për situatën politike në Kosovë, për nevojat që lidershipi i Kosovës duhet të adresojë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, sidomos për komunitetet e cenueshme që janë në gjendje të rëndë sipas tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje