Ancelotti synon Arsenalin

Ancelotti synon Arsenalin

Carlo Ancelotti është i interesuar që ta marrë nën udhëheqje Arsenalin, thotë Daily Star.

Ai pret që të shkojë në Emirates në fund të stinorit, kur edhe pritet që Arsene Wenger të shkarkohet nga klubi londinez.

Italiani ka mbetur pa punë që kur e largoi Bayern Munchen gjatë stinorit të tij të dytë me kampionin gjerman, pas rezultateve dëshpëruese.

Ndonëse Topçinjtë po duan që ta marrin Luis Enrique-n, ish trajneri i Barcelonës është më shumë i interesuar në Chelsea-n, ndërkaq Ancelotti do ta mirëpriste rikthimin në Premier Ligë përmes Arsenalit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje