Ankthi rrezikon njerëzit për çmenduri

Ankthi rrezikon njerëzit për çmenduri

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Southampton, rezulton se shqetësimet dhe ankthi rrisin tek njerëzit rrezikun për çmenduri.

Në hulumtimin e tyre raportohet se një renie e kujtestës ndodhë së paku 10 vjet pasi pacientët përjetojnë simptoma të ankthit të moderuar deri në ato më të rënda, njofton Klan Kosova.

Ky studim madje ka specifikuar se shqetësimi dhe vështirësitë e përqëndrimit janë faktorët kyç që njeriu duhet eliminuar për të qëndruar sa më larg ankthit.

Më tej potencohet se stresi i brendshëm i shkaktuar nga ankthi mund të përshpejtojë plakjen kognitive duke çuar në çmenduri.

Rreth tre milionë njerëz në Britani mendohen të vuajnë nga ankthi.

Demenca prek rreth 850,000, me sëmundjen e Alzheimerit që përbëhet nga 60 deri në 80 për qind të rasteve, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje