Apeli refuzon ankesën në rastin e Ukë Rugovës

Apeli refuzon ankesën në rastin e Ukë Rugovës

Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankesën e parashtruar në rastin që lidhet me 20 të pandehur, të njohur si “Rasti Ukë Rogova”.

Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave, njofton Klan Kosova.

Gjykata e Apelit, ka hedhur poshtë këto 17 ankesa.

Grupi në fjalë akuzohet për një numër të veprave si krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), veprën penale kontrabandë me emigrantë dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), për një numër të akuzave për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje