Arabia ul çmimet e naftës bruto

Arabia ul çmimet e naftës bruto

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e së martës, pasi rritja e prodhimit nga Rusia dhe pritshmëritë për reduktimin e çmimeve nga Arabia Saudite janë prekur nga një rënie e prodhimit në SHBA.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.1 dollarë për fuçi, pas rënies me rreth 2% në sesionin e kaluar. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.8 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 2.5%.

Në janar të këtij viti, nafta Brent u rrit mbi 71.28 dollarë për fuçi, por që nga ajo kohë ka dështuar të tejkalojë këtë nivel teknik.

Gjithashtu, ka pasur presion edhe nga tregu fizik, pasi eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, pritet të ulë çmimet për të gjitha kategoritë e naftës bruto, që do të shesë në Azi, gjatë majit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje