Arbër Vllahiu emërohet ambasador në Pragë

Arbër Vllahiu emërohet ambasador në Pragë

Arbër Vllahiu  është emëruar në pozitën e shefit të misionit diplomatik të Kosovës në Çeki.

Këtë e ka konfirmaur këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Diellza Hoti, e cila ka shkruar në profilin e saj në Facebook.

“Urime detyra e re Arbër Vllahiu; i ngarkuar me punë diplomatike në Pragë të Çekisë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

Vllahiu së fundi ka qenë në zyrën e kryeministrit Haradinaj, ndërsa ishte anëtarësuar në partinë e tij, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke u bërë edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Vllahiu e ka ndarë karrierën e tij mes gazetarisë e politikës. Ishte këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje