Arrestohen katër persona për djegien e flamurit në Gjilan

Arrestohen katër persona për djegien e flamurit në Gjilan

Policia ka arrestuar katër personat që dyshohet se e kanë djegur dje gjatë ditës flamurin shtetëror në Gjilan.

“Policia e Kosovës njësitet hetuese përmes rrugëve operative i kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshimtë, ata janë intervistuar dhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin për media.

“Prokurori ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave shqiptar shtetas të Kosovës të hapet rast “prishje e rendit dhe qetësisë publike” pasi që besohet se ata në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djeg një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Të njëjtit këtë akt e kanë incizuar dhe shpërndarë në rrjete sociale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje