Arsenali me interesim konkret për Dembelen, drejtuesit e Barçës të ndarë në...

Arsenali me interesim konkret për Dembelen, drejtuesit e Barçës të ndarë në dysh rreth largimit të tij

Arsenali është në kontakt me sulmuesin e ri të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Topçinjtë, së bashku me Chelsean dhe Liverpoolin janë lidhur të gjithë me Dembelen pasi ai po lufton për t’u treguar në Barcelonë.

Dembele është i zhgënjyer me mungesën e ndeshjeve që ai e ka parë këtë sezon dhe mendimet e tij i kanë bërë drejtuesit e Barçës të vetëdijshëm për pyetjet që vijnë nga Anglia.

Sipas mediumit Don Balon, Arsenali ka treguar interesin më konkret, ku Sven Mislintat, i cili nënshkroi me Dembelen për Borussia Dortmund, tani është përgjegjës për politikën e transferimeve të klubit.

Ousmane Dembele (Getty Images)

Bordi i Barçës është i ndarë në situatën e Dembeles.

Disa drejtues besojnë se ai ia vlen të vazhdojë, ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të shesin tani përpara se vlera e tij të bjerë edhe më tej.

Mesazhi i transmetuar në Arsenal është se dera nuk është e mbyllur që Dembele të shitet këtë verë.

Para disa muajsh është folur edhe për një mundësi shkëmbimi, ku Hector Bellerin do transferohej te Barcelona për të zvogëluar çmimin e francezit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje