Asociacioni i Komunave Shqiptare kur do të themelohet!?

Asociacioni i Komunave Shqiptare kur do të themelohet!?

Shkruan: Refik HASANI

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Dallimi është se ky Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës.Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.
Kurse pakica Serbe në Kosovë pasi me pakon e Presidentit Martti AHTISAARI, është parapar si shtet multietnik dhe pak më shumë t’i favorizoj Serbët si pakicë, pasi u shtuan Komunat Serbe dhe u zgjeruan ata egzistuese. Tani, pas bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013 u dakorduan edhe për formimin e një Asociacioni të Bashkësive të Komunëve Serbe. Më datën 25 gusht 2015, në Bruksel, u nënshkrua Marrëveshja midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe të Kosovës. Pas protestave dhe kundërshtive të madha, nga Presidentja e Republikës së Kosovës kjo marrëvëshje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Një aktgjykim është bërë sot më datë 23 dhjetor dhe sygjeron që është në shpërputhje dhe disharmoni me frymën e kushtetutës së Kosovës. Dallimi është, që më 12 shtator shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare
Ku, përveqë që kan Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka njëzet këso Këshilla. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kan shpallurAsociacionin e Komunave Shqiptare kur do të dërgohet në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e Serbisë etj. Këto tri komuna do të mundë të dërgojn lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhedhe në Gjykatën e Strasburgut.
Para se të marr këtë rrugë për ligjshmërin e shpalljes së këtij Asociacioni Shqiptarët do të duhej të ken dijen, vullnetin por edhe të koordinojn bashkërisht që të tregohen unik me njëri tjetrin.
Mbi të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet tjera që nuk u pajtuan me disa detaje me rastin e shpallje së këtij Asociacioni. Edhe grupet punuese që jan caktuar me rastin e themelimit nuk dijm sa kan kryer punën.
Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani form dhe përmbatje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociaconi i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,,Inkubator’’, që i duhet ende të rritet tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do vendoset në favor të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator 2015.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje