ATK-ja edhe me një shërbim të ri elektronik

ATK-ja edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nga 1 qershori ka publikuar versionin e ri të sistemit elektronik-EDI, i cili ofron edhe shërbimin për menaxhimin e rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për menaxhimin e rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik-EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit të cilët bëjnë kërkesë për rimbursim, për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin në të ardhura personale dhe tatimin në të ardhura të korporatave.

Sipas njoftimit të ATK-së, përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK-ja, kërkesa e tij për rimbursim e dërguar më parë.

“Më konkretisht përmes shërbimit ‘Menaxhimi i Ribrusimeve’, tatimpaguesi mund të informohet për datën e kërkesës për rimbursim, vlerën e kërkuar, llojin e tatimit, statusin e shqyrtimit të kërkesës, kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A, B apo C, datën e përfundimit dhe vlerën e aprovuar”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje