Aubameyang: Vendim i duhur transferimi te Arsenali, një hap para në karrierë...

Aubameyang: Vendim i duhur transferimi te Arsenali, një hap para në karrierë – Nuk doja kalimin në Kinë dhe SHBA

Pierre-Emerick Aubameyang ka folur për vendimin e tij për t’iu bashkuar Arsenalit, momentin që po përjeton në aspektin individual e ekipor dhe situatën e Arsene Wengerit. Sulmuesi gjithashtu ka thënë se është i bindur se Arsenali do të fillojë të marrë gjërat e duhura, teksa zbuloi gjithashtu se nuk donte transferimin në Kinë dhe SHBA.

Sulmuesi gabonez  këmbëngul se është i lumtur me vendimin e tij për t’u bashkuar me Arsenalin nga Borussia Dortmund në muajin  janar, teksa foli edhe për trajnerin e tij, Wenger.

“Mendoj se është një moment i vështirë, por mendoj se kemi luajtur kundër ekipeve të mëdha dhe mendoj gjithashtu se ne duhet të jemi të bashkuar, të vazhdojmë, të punojmë shumë dhe kjo është rruga për të ndjekur”, ka thënë fillimisht Aubameyang për Sky Sports.

Aubameyang ka debutuar me gol te Arsenali (Getty Images)

“Ai është një menaxher i mirë, të gjithë e dinë. Në rregull, nuk është një moment i lehtë, por ne duhet t’i japim më të mirën, t’i tregojmë atij që luajmë për të dhe japim gjithçka për të”.

Arsenali nuk po përjeton formë të mirë, humbi finalen e Carabao Cup (Getty Images)

Aubameyang, i cili shënoi 141 gola në katër sezone e gjysmë në Dortmund, këmbëngul që bashkimi me Arsenalin ishte një hap tjetër logjik për të në moshën 28-vjeçare.

Djaloshi nga Gaboni zbuloi gjithashtu se Arsenali ishte i vetmi klubi që bëri një ofertë “reale” për të.

“Ky ishte hapi i radhës për mua, është një klub i madh. Për mua është pak më i madh se Dortmundi dhe ky ishte një hap i mirë për mua dhe karrierën time”.

“Nuk desha të shkoj, për shembull, në Kinë, sepse unë dua të bëj shumë gjëra këtu në Evropë para se të mendoj për Kinën apo Amerikën”, përfundoi sulmuesi i Arsenalit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje