Autobusi me pasagjerë përmbyset në Elbasan

Autobusi me pasagjerë përmbyset në Elbasan

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një autobus me pasagjerë është përmbysur.
Siç bëhet me dije nga policia ngjarja ka ndodhur në aksin Xibrakë-Qarret në fshatin Sericë.

Autobus me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti.

Ambulancat dhe forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimi për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Më datë 09.04.2018 në aksin rrugor Xibrakë – Qarret në fshatin Sericë një autobus pasagjerësh me targa AA 146 TK drejtuar nga shtetasi A.K., 48 vjeç banues në Elbasan ka dalë nga rruga.

Nuk ka të dëmtuar në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.”, thuhet në njoftimin e policisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje