Babai e rreh për vdekje djalin 14 vjeç në Karaçevë të Kamenicës

Babai e rreh për vdekje djalin 14 vjeç në Karaçevë të Kamenicës

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Kamenicë, është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018, në orën 00:40, nga familjarët është sjellë pa shenja jete fëmija L. B., i lindur më 2004 nga fshatin Karaçevë e Poshtme.

Pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe prokurorit të Shtetit, dyshohet se si pasojë e dhunës fizike – rrahjes së ushtruar dhe goditjeve me mjete të forta, besohet shkop druri, nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B., shqiptar, shtetas i Kosovës, lindur më 1958, fëmija ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjellë i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018, në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë. I dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njëjtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, i dyshuari kishte vendosur ta dërgojë te mjeku me ndihmën e familjarëve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë, rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar ka mundur të konstatojë se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para, dyshohet se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij, transmeton Express.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekoligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje