Bale ka prioritet rikthimin te Tottenhami, por mirëpret edhe kalimin te Unitedi

Bale ka prioritet rikthimin te Tottenhami, por mirëpret edhe kalimin te Unitedi

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, është i kënaqur që ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Arsyeja kryesore është që ylli uesllian shpreson të kthehet tek Spurs në sezonin e ardhshëm.

Bale është vendosur për shitje nga presidenti i Realit, Florentino Perez, i cili thuhet se ka pranuar oferta konkrete nga Chelsea dhe Liverpool.

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Bale e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është që të kthehet në Tottenham.

Bale duke festuar një nga golat e tij këtë sezon(Getty Images)

Kapiteni i Uellsit gjithashtu do të mirëpriste një lëvizje te Manchester Unitedi, nëse trajneri Jose Mourinho është ende i interesuar për të, edhe pse thuhet se është ftohur paksa interesimi.

Në vend të kësaj, Tottenhami tani është favorizuar nga Bale dhe nëse ata mund të mbajnë Harry Kanen, ish-ylli i Spurs do të hidhej në shans për t’u kthyer në White Hart Lane.

Për Florentinon, Bale vlerësohet rreth 100 milion euro, por sipas mediave spanjolle uellsiani mund të transferohet edhe për një shifër më të ulët.

Ndryshe, 28-vjeçari Bale ka luajtur tek Tottenham nga viti 2007 deri në vitin 2013, ku ka bërë gjithsej 203 paraqitje duke shënuar edhe 55 gola.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje