Basha: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia

Basha: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia

Partia Demokratike ka të dhëna për arratisjen e të dyshuarit kryesor të ngjarjes në Elbasan, ku policia u sulmua me një mjet të blinduar. Sipas Lulzim Bashës, i dyshuari kryesor i sulmit, që mendohet se është Suel Çela është arratisur tashmë.

“Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar se me ata e ruajti pushtetin dhe e siguroi votën. Të dyshuarit kryesor që ishte në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës u largua nga vendi dhe sot gjendet në një vend të Bashkimit Europian” u shpreh Lulzim Basha.

Për ngjarjen është arrestuar Enea Bekteshi. Ai ka pranuar se drejtonte Audi-n e blinduar natën e 18 shtatorit, por prokuroria zbuloi se shenjat e gishtave të tij ishin në derën e pasagjerit. I dyshuari kryesor për ngjarjen është Suel Çela, por emri i tij nuk është përmendur asnjëherë nga policia.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje